×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së sulmon mediat pasi raportuan për emërimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës si zëvendësministër

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 11:00

    Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.


    Të dhënat e tij në detaje nuk figurojnë ende në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.

    Mediat shkruajtën për këtë çështje, por siç duket kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të VV-së, Enver Dugolli, i cili për pak ditë ishte në pozitën e zv.ministrit të FSK-së.

    Dugolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Rabit Konjufca është ish pjesëtar i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së, ndërsa shton se eksperienca, dija dhe ndershmëria e tij janë të vlefshme për Ministrin Mehaj dhe Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Shumë zhurmë për asgjë

    Disa portale paskan filluar të krijojnë “lajm” se si ministri i Mbrojtjes e paska marr këshilltar politik një të afërm të kryeparlamentarit Konjufca.

    E paskan “zbuluar” ujin e nxehtë.

    Rabit Konjufca është ish pjesëtar i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së. Pas pensionimit u shqua si aktivist i LV-së, dhe si njeri profesional dhe i ngritur edhe anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje dhe Siguri dhe tani natyrshëm këshilltar politik në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Eksperienca, dija dhe ndershmëria e tij janë të vlefshme për Ministrin Mehaj dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

    Është për keqardhje kjo tendenca e disa portaleve kur mundohen të krijojnë mjegull kur situata është e çiltër kristal.

    Le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë (edhe pse besoj e dijnë), se këto poste janë politike dhe njerëzit që bëhen pjesë në këto kapacitete, përveçse duhet të jenë profesional, të ndershëm e punëtor, duhet të jenë të besueshëm edhe politikisht.

    Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK…?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!