×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së: Nga dozat e para të vaksinës anti-Covid përfitoi kryeministri

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 15:47

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se nga 24 mijë vaksina anti – Covid përfitoi kryeministri dhe të tjerët nga VV.


    Teksa ka folur në foltoren e Kuvendit, ajo ka thënë se qeveria ka diskriminuar të moshuarit, e disa të tjerë i ka privilegjuar sa i përket marrjes së vaksinës anti-Covid.

    “Si deputetë dhe si njerëz duhet të ndajmë dhimbjen me ju sepse ata që duhet të punojnë kanë vendosur që të mos bëjnë asgjë. 995 qytetarë kanë vdekur që nga dhjetori muaj dhe Kosova ende nuk e ka asnjë kontratë për blerje të vaksinës. Derisa kryeministri ishte për të votuar në Shqipëri, Shqipëria ka arritur të vaksinojë 400 mijë. 24 mijë doza erdhën si donacion dhe me të pranuar të parët që përfituan ishte kryeministri dhe anëtarët e tjerë të VV-së. Marrëzi, edhe këto pak vaksina që erdhën u krijua një sistem që i privilegjon disa të tjerë e disa i diskriminoi”, tha Deliu – Kodra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!