×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri në dy orë pritje në kolona në Merdare, për të dalë nga Kosova

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 20:21

    Pritje të gjata ka pasur në kufirin e Merdares, për të lëshuar vendin.


    Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova, janë përballur me mbi dy orë vonesa, edhe pse mbërritja e tyre në kufi ka qenë e hershme, raporton KTV.

    Të tjerë mërgimtarë theksojnë se është krijuar njëfarë kulture te ngasësit gjatë pritjes nëpër kolona kufitare dhe se kalimet duke e tejkaluar radhën, janë zvogëluar.

    E fajin për pritjen dhe radhët e gjata, ata e adresojnë diku tjetër.

    Edhe përkundër pritjeve të gjata me më shumë se dy orë, mërgimtarët theksojnë se problemi kryesor ‘është në anën tjetër të kufirit’.

    Nga publikimet e fundit të Qendrës për Kontrollin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 40 minuta deri në 1 orë, derisa kolona në këtë hyrje është e gjatë deri në 50 metra.

    Derisa, sipas këtyre publikimeve, për të dalë nga Kosova, pritjet zgjasin nga 3 deri në 5 minuta, por një gjë e tillë megjithatë nuk u pa të ndodhte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!