×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vrasja e kosovarit 21 vjeçar në Gjermani, u qëllua me pesë plumba

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 8:15

    Një i ri 21 vjeçar kosovar është vrarë mbrëmjen e sotme në Gjermani. Mediat kanë raportuar se kosovari është vrarë me pesë plumba në Kassel të Gjermanisë.


    Në lidhje me vrasjen sipas mediave gjermane është arrestuar një 26 vjeçar. I dyshuari pasi dyshohet se kishte kryer aktin e vrasjes ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Dëshmitarët sipas mediave gjermane kanë ndihmuar në kapjen e të dyshuarit.

    Ky i fundit është arrestuar në shtëpinë e tij.

    Policia kishte thënë se kosovari dhe i dyshuari shtetas gjerman kishin njohur njëri- tjetrin por ende nuk dihen arsyet se cili ka qenë shkaku i vrasjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!