×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Dhunë në një familje në Shtime, vajza e bën për spital babanë e saj

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 8:58

    Një grua është arrestuar mbrëmë në Shtime, pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj, raporton Gazeta Reporteri.net.

    Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal, ku më pas e dyshuara ka eskaluar në sulm fizik.

    Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë e dyshuara është intervistuar në stacion policor nga organet e hetuesisë.

    Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje si e dyshuar për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!