×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një restorant në Klinë

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 10:22

    Të dielën mbrëma është përfshirë nga flakët një restorant në fshatin Vollnjak të Klinës.

    Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Me datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se ne fshatin Volljak-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, kanë bërë të ditur policia në rajonin e Pejës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!