×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa shoferë si ky s’po mbushen mend, bën tejkalim duke përdorur shiritin emergjent

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 19:44

    Një tjetër shkelje e rregullave në trafik është bërë sot në dalje të Prishtinës, përkatësisht rrugës për Veternik.


    Një lexues i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ ka dërguar në redaksinë e gazetës fotografi ku shihet një shofer me veturën e tipit Vë Passat, teksa bën tejkalim duke përdorur shiritin emergjent.

    Ky tejkalim është krejtësisht jashtë rregullave të trafikut, për shkak se nuk lejohet vozitja në shiritin emergjent.

    Videot ku shihen automjetet duke tejkaluar në vijë të plotë dhe duke i thyer rregullat e tjera të trafikut janë bërë virale e të cilat policia po i merr parasysh duke gjobitur ata që bien ndesh me ligjin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!