×
  • Lajme
  • Lajme

    “Doktor Mentor na pikëllove shumë”, Ramush Haradinaj reagon pas vdekjes së mjekut Salihi

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 22:01

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së mjekut Mentor Salihi, i cili vdiq pas lëndimeve të marra nga aksidenti i para një jave mes një veture dhe autoambulancës ku ndodhej.

    Haradinaj ka publikuar një foto me Salihin kur ai ka qenë fëmijë, derisa ka thënë se lajmi për vdekjen e tij i pikëlloi shumë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Doktor Mentor na pikëllove shumë. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

    Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania (Piskotë), mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf.

    Në mjetin e ambulances kanë qenë vozitësi Skofiar Gjini, i cili ka ndërruar jetë, doktori Mentor Salihu, infermieri Faton Brahimaj dhe pacienti Zef Dula.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!