×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Policisë në Prizren kafe e muhabet me pronarin e “Abi Qarshia”, kërkohet shkarkimi i tij

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 11:07

    Në kohën kur Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për rrënimin e një pjese të “Abi Qarshisë”, drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Faton Aliu është fotografuar me pronarin e këtij kompleksi.


    Gazetari Mefail Bajqinovci e ka publikuar edhe fotografinë, në Facebook, derisa ka kërkuar nga drejtori i Policisë së Kosovës,Rashit Qalaj, që ta shkarkoj drejtorin rajonal, Faton Aliun.

    ‘Kjo tregon se edhe policia është e ndikuar në rastin e ndërhyrjes për rrënimin e këtij objekti’, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

    Ndryshe, policia kishte penguar inspektoratin që ta rrënoj një pjesë të, e cila është ndërtuar jashtë planit urbanistik dhe lejes së dhënë për ndërtim, të “Abi Qarshisë”.

    Reagimi i plotë i gazetarit Bajqinovci:

    Drejtori rajonal i policisë nê Prizren nê kafe me pronarët e “Abi Qarshis”

    Kjo tregon se edhe policia është e ndikuar në rastin e ndêrhyrjes për rrënimin e këtij objekti.

    Rashit Qalaj duhet larguar nga kjo pozitë këtë drejtor menjëherë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!