×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Një grua vret veten në Mitrovicë, u hodh nga ballkoni

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 10:51

    Një grua e moshës mbi 60- vjeçare, i ka dhënë fund jetës, duke kërcyer nga ballkoni i banesës.


    Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00 afër banesave të të ashtuquajtura “Kombet e Bashkuara”, në veri të Mitrovicës.

    Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress-in edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

    “Policia është njoftuar për një trup të pajetë sot rreth orës 09:10, ndërsa njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Hoti.

    Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!