×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Austria e mohon se do ofrojë garancë për lirim me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 18:42

    Dy ditë më parë, ish-komandanti i betejës së Koshares, Hisen Berisha, deklaroi se Austria dhe disa shtete tjera kanë shprehur vullnet për të ofruar garancë tek Gjykata Speciale për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në liri.


    Televizioni T7 ka dërguar pyetje tek qeveria Austriake për të konfirmuar një gjë të tillë.

    Megjithatë në një përgjigje për televizionin, ministria e punëve te jashtme të Austrisë ka mohuar se ka ofruar garancë tek Specialja për mbrojtjen në liri për Thaçin e të tjerët.

    “Përgjigja në pyetjen tuaj, e siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë është: Jo”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së austriake, në pyetjen nëse do ofrojë garancë për lirim me kusht të të arrestuarve në Hagë.

    Ndërkohë sipas Hisen Berishës, edhe Sllovenia, Kroacia e Izraeli kanë ofruar këtë garancë por këto shtete nuk kanë kthyer përgjigje rreth kësaj çështjeje.

    Deri më tani, asnjë nga këto shtetet e apostrofuara nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar karshi çështjes së garancës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!