×
  • Lajme
  • Lajme

    EKSKLUZIVE: Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak të hënën në Prishtinë, s’bashku takojnë Kurtin e Osmanin

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 22:41

    Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, bashkë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën, pritet të qëndrojnë njëkohësisht për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta Online ‘Reporteri.net’.


    Burimet e Gazetës Online ‘Reporteri.net’ tregojnë se Palmer dhe Lajçak, në këtë vizitë të përbashkët në Prishtinë, pritet që gjatë të hënës të takojnë Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani.

    Derisa takime pritet të kenë edhe me krerët e institucioneve tjera.

    Ndonëse takimet parashihen për të hënën, arritja e tyre në Kosovë parashihet të ndodhë një ditë para, shkruan Reporteri.net.

    Kjo vizitë e paparalajmëruar e Palmer dhe Lajcak në Prishtinë, pritet të ndodhë pak para rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, që ndonëse nuk ka datë zyrtare pritet që të rinisë pas pak javësh, në qershor të këtij viti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!