×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet i shumëkërkuari Leutrim Latifi, është duke u intervistuar

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 18:43

    I shumë kërkuari Leutrim Latifi është ekstraduar nga Mali i zi për në Kosovë.


    Burime të “Indeksonline” mësojnë se Latifi, që konsiderohej person me rrezikshmëri të larë, është duke u intervistuar nga autoritetet kosovare.

    Arrestimi i tij ishte bërë në mes të muajit shkurt në Mal të Zi.

    Latifi bashkë me Kastriot Shalën dhe Ridvan Ademin prej disa muajsh ndodheshin në arrati për t’iu shmangur arrestit policor.

    Latifi për disa muaj në arrati, një hajn i sofistikuar vidhte para dhe bënte jetë luksoze bashkë me dy kolegë të tij. Por, që nga muaji shkurt 27 vjeçari nga Prishtina Leutrim Latifi ndodhet në prangat e policisë malazeze.

    Në Kosovë Latifi pritet të jap llogari për disa vepra penale, kryesisht grabitje nëpër banka e institucione tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!