×
  • Lajme
  • Lajme

    Emisari i Trumpit për dialogun pritet në Serbi me thirrje fyese ndaj UÇK-së

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 23:30

    Me thirrjet “Kosovo, UÇK-ISIS”, të zmadhuara me megafon, është pritur sot në Beograd Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.


    Këto thirrje dëgjohen një video që është shpërndarë në rrjete sociale.

    Megjithatë, Grenell kishte një mesazh për serbët.

    “Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”, tha ai.

    Kjo porosi e tij që dërgoi në Beograd është postuar nga Ambasada e SHBA në llogarinë e saj në Twitter me një foto të një ambasadori amerikan në aeroportin e Beogradit.

    Emisari amerikan të mërkurën vizitoi Kosovës ku u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi dhe me të cilët bisedoi për dialogun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!