×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan letër Kurtit: Rishikoje vendimin për Ambasadën në Jerusalem, e di shqetësimin tuaj për këtë çështje

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 10:36

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.


    Në letrën e urimit Erdogan ka shprehur shqetësimin me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

    “Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të jetë në solidaritet në çdo fushë me populli vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për Qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsërisë urimet e mia më të mira dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, ka shkruar Erdogan në letër.

    Kurti ka pranuar letra urimi edhe nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ai i Çekisë, Andrej Babis dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!