×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan: Po punojmë për njohje të reja për Kosovën, do ta flas këtë çështje me Presidentin Biden

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:11

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për Kosovën para gazetarëve turk para nisjes së vizitës së tij në pjesën turke të Qipros. I pari i shtetit turk ka thënë se po punojmë të rritim numrin e vendeve që e njohin pavarësisë së Kosovës.


    Tutje Presienti turk ka thënë se këtë çështje do ta diskutojë edhe me homologun e tij amerikan, Presidentin Joe Biden, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “E dini kudo që ka shtete të shtypura, ne bëjmë punë. Një nga këto vende është Kosova. Në po përpiqemi të punojmë në mënyrë që të rritet vendet njohëse të Kosovës. Tash janë 114 vende njohëse dhe dëshirojmë që ky numër të rritet. Dhe shpresojmë që këtë vit në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara, takimin që do ta kem me Biden, do ta diskujtojmë përsëri këtë temë. Dhe në çështjen e njohjes së Kosovës të bëjmë një punë të përbashkët. Do t’ia propozojmë këtë atyre”, tha Erdogan para gazetarëve, përcjellë Reporteri.net.

    Kujtojmë që Turqia është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që ka lobuar për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!