×
  • Lajme
  • Lajme / Ferizaj

    FAST Kosova arreston një 35-vjeçar kosovar, kërkohej nga autoritetet norvegjeze për një vrasje të vitit 2021

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 11:38

    FAST Kosova pas një pune intenzive ka arrestuar ditën e sotme në ferizaj një kosovar me nënshtetësi norvegjeze i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, shkruan Reporteri.net.

    35-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “Vrasje” të kryer në Oslo në vitin 2021.

    Komunikata:

    Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe
    më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

    Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më
    07.10.2021.

    Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

    Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!