×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Latifaj: Nuk bëra thirrje për revolucion, kam shprehur pakënaqësi në rast se mbyllen xhamitë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 8:08

    Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, tha dje për media se në rast se mbyllen xhamitë, Qeveria do të përballet me popullin.


    Kjo deklaratë u konsiderua si një nxitje e qytetarëve ndaj Qeverisë.

    Por, Latifaj ka sqaruar qytetarët se nuk e pati fjalën për revolucion.

    Ai ka potencuar se e kishte shprehur pakënaqësinë me idenë e mbylljes së xhamive për Ramazan.

    “Nëpërmjet këtij shkrimi desha t’iu saqarohna dashamirëve të popullit tim qe i dua shumë dhe i respektoj që gjoja unë hoxhë Fatmir Latifaj kam bo thirrje per revulocion a po të ngjajshme nuk janë të verteta andaj iu rikujtoj të gjithëve se unë si njeri paqësorë dhe pajtimtarë nuk e ndërroj misionin tim për asgjë tjeter këtë botë andaj iu lutem t’a keni të qart që kam shpreh paknaqësi në rast që mbyllen xhamitë këtë e kam thanë edhe këtë e kam pas për qellim e asnjëhere dhe në asnjë rrethan ndryshe jo!”, ka thënë Latifaj.

    Ndryshe, Qeveria ka ashpërsuar masat anti-Covid ditët e fundit, ndërkohë që po flitet për mundësinë e mbylljes së xhamive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!