×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon vaksinimi i policëve në Prishtinë

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 17:51

    Me përkrahjen dhe në bashkëpunim me Komitetin për imunizim me vaksinen COVID 19, sot ka filluar vaksinimi i zyrtarëve të PK-së me vendbanim në Prishtinë, i cili po realizohet në sallën 1 tetori.


    Ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të PK-së, e cila në bashkëpunim me departamentet tjera policore ka përgatitë planin e vaksinimit, i cili shpërndahet në baza ditore, me qëllim të njoftimit të zyrtarëve për kohën dhe vendin e vaksinimit.

    “Vlen të theksohet, ky proces do të vazhdon deri në përfundim të vaksinimit të të gjithë personelit policor, përderisa deri më tani vaksinimi i personelit të PK-së me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike) ka përfunduar.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!