×
  • Lajme
  • Lajme

    Fluks i mërgimtarëve nga Zvicra e Gjermania

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 19:14

    Edhe pse nuk është kohë pushimesh e as muaji dhjetor kur vijnë mërgimtarët, ata në fluks të madh janë duke ardhur këto ditë në vendlindjen e tyre në Kosovë.


    Arsyeja pse po vijnë këtë kohë është se shumica prej tyre nuk kanë mundur që gjatë muajve të verës të vijnë për pushime në Kosovë, për shkak të pandemisë.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka realizuar disa fotografi në Aeroportin e Prishtinës ku shihen fluks i madh i mërgimtarëve të kenë ardhur sot.

    Shumica prej tyre kanë ardhur nga Zvicra dhe Gjermania.

    Nga fotot shihet se qytetarët atje nuk e mbajnë fare distancën dhe ka prej tyre që nuk kanë vendosur fare maska për t’u mbrojtur nga virusi.

    Kujtojmë se pikërisht Zvicra është shteti që më së shumti ka raste të reja me Covid-19 ditët e fundit. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!