×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografitë zbulojnë se kujt i përkiste inspektori që u kap me 12 mijë euro ryshfet

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 13:06

    Një inspektor në Prishtinë është kapur me 12 mijë euro ryshfet në dorë. Si duket ai i përket kampit të të majtëve. U raportua se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, më pas në grupe të VV-së thanë se është i Partisë Socialdemokrate.


    Nga kjo parti thonë për Express se Gafurr Rexha kurrë s’ka qenë pjesë e saj. Ndërsa në profilin e tij në Facebook, inspektori i arrestuar ka pasur fotografi në përkrahje të Kurtit në ditën e zgjedhjeve.

    Inspektori i Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha, u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Kosovës pasi u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimi.

    Por, sipas Gazetës Metro ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës.

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, e ka demantuar lajmin se Gafurr Rexha është anëtar i VV-së, duke thënë se ai është larguar nga kjo parti dhe i është bashkuar PSD-së.

    Por zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi,  ka përgënjeshtruar pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Gafurr Rexha, inspektori i ndërtimit në komunën e Prishtinës që u arrestua dje në flagrancë me 12 mijë euro në dorë është pjesë e kësaj partie, duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e PSD-së.

    Megjithatë, asnjëra prej partive nuk e pranon se ai është pjesë e ndonjërës prej tyre.

    Por, inspektori Gafurr Rexha dhe gruaja e tij, Dafina Berisha, me anë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, kanë përkrahur haptazi kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

    Rexha në ditën e zgjedhjeve postoi një fotografi me mbishkrimin “Unë besoj që erdhi dita, doli dikush që e ngrehi ujin e qoj m** te poshtë”.

    Në media raportohet se fillimisht viktima Naim Berisha ishte ankuar në polici se ndonëse posedonte leje ndërtimi për një objekt në lagjen e Spitalit në Prishtinë, atij i ishte ndaluar puna nga inspektori i cili po i kërkonte ryshfet prej 12 mijë eurosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!