×
  • Lajme
  • Lajme

    “Garda e vjetër” mbeti jashtë, këta janë emrat e ri që u futën në Kryesinë e LDK-së

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 15:59

    Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur sot kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.


    Në kryesinë e re, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova, shkruan Reporteri.net.

    Anëtarë të kryesisë së re të LDK-së nuk janë as disa figura të tjera nga ajo që po quhet “garda e vjetër”.

    Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi po ashtu kanë mbetur jashtë.

    Këto figura që kanë qenë një kohë të gjatë në pozita udhëheqëse në LDK, kjo parti i ka zëvendësuar me prurje të reja.

    Ata janë zëvendësuar me emrat si Shqipe Mjekiqi, e cila është zgjedhur nënkryetare e LDK-së.

    Pjesë e Kryesisë së re do të jenë edhe Alban Zogaj, Sibel Halimi e Faton Bislimi e Muhamet Hamiti.

    Kjo është lista e plotë kryesisë së re të LDK-së, ku përfshihen, kryetari, tre nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e forumit të gruas dhe kryetari i forumit të ri.

    Kryetar: Lumir Abdixhiku

    Nënkryetar: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi

    Sekretar: Imri Ahmeti

    Anëtarë:

    Kujtim Shala

    Avdullah Hoti

    Hykmete Bajrami

    Arben Gashi

    Armend Zemaj

    Sibel Halimi

    Doruntinë Maloku

    Ekrem Hyseni

    Ardian Shala

    Xhafer Tahiri

    Alban Zogaj

    Vlora Dumoshi

    Safet Kamberi

    Brikenda Kryeziu

    Fadil Krasniqi

    Sokol Haliti

    Teuta Sahatqija

    Valon Murtezaj

    Besian Mustafa

    Lutfi Zharku

    Muhamet Hamiti

    Faton Bislimi

    Rrezarta Krasniqi

    Ilir Ferati

    Besa Gaxherri

    Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

    Forumit Rinor: Fidan Rekaliu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!