×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Zgjedhjet duhet të mbahen, institucionet lokale nuk kanë legjitimitet për të marr vendim dhe kjo rrezikon demokracinë

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 14:24

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë të kësaj partie është deklaruar para mediave.


    Gashi ka folur për deklaratën e Besnik Bislimit sa i përket hapjes së arkivave të UÇK-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    “Çështja e arkivave është çështje shumë delikate, don vëmendje dhe trajtim profesional.Kjo nuk ka të bëj vetë me UÇK-në, por është me gjithëpërfshirëse dhe kërkon angazhim të ekspertëve”, tha fillimisht Gashi

    Ai është deklaruar edhe për zgjedhjet e 17 tetorit, ku thotë se LDK, do të marr pjesë në takim me presidenten dhe thotë se zgjedhjet duhet të mbahen.

    “Sa i përket zgjedhjeve, LDK do të marr pjesë në takimin me presidenten dhe do të kërkoj që ato të mbahen. Zgjedhjet duhet të mbahen sepse institucionet lokale nuk kanë legjitimitet për të marr vendim dhe kjo rrezikon demokracinë”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!