×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Muhaxheri e konfirmon se garon për Pejën

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 20:23

    Gazmend Muhaxheri e ka konfirmuar se do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Pejës.


    Nënkryetari i LDK-së tha se shpreson në fitore, derisa këto deklarata i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së ku u diskutua për kandidatët për zgjedhje lokale.

    Në një komunikatë për media e LDK-së është konfirmuar që Gazmend Muhaxheri do të jetë kandidat i kësaj partie për Pejë.

    Javë më parë Muhaxheri e pati konfirmuar për Reporteri.net se do të hy përsëri në garë për t’u zgjedhur kryetar i Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!