Gazmend Muhaxheri pret që Albin Kurti të zbutet pasi të bëhet kryeministër

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtarë i kryesisë qendrore të LDK-së Gazmend Muhaxheri ka qenë i ftuar në ‘RADIO 1’, prej nga mes tjerash ka folur edhe për zhvillimet politike në ndërtimin e koalicionit qeverisës LDK-VV.


Muhaxheri ka deklaruar se pret nga Albin Kurti që të jetë koshient duke kaluar i vetëdijshëm nga roli i opozitarit në atë të kryeministrit.

Muhaxheri ka kërkuar që Kurti të punojë dhe të sillet si kryeministër i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Besojë që qëndrimet e z.Kurti në rolin e ri do të jenë shumë më të moderuara dhe besoi se është koshient për përgjegjësinë e madhe hisotrike që e ka karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra po dua të them, jo vetëm të votuesve që e kanë votuar Vetëvendosjen, por edhe të atyre që votuan LDK-në dhe edhe partitë tjera normalisht. Tash z.Kurti nuk është më në rolin e opozitarit, por mund të jetë në rolin e kryeminstrit, e nga aty duhet të merr obligime që Kosovën me e çu përpara duke i kirjuar shans zhvillimit ekonomik dhe normal duke e përafruar edhe më shumë me partnerët ndërkombëtarë, sespe duhet ta dijë që Republika e Kosovës mund të ecën përpara vetëm me miq.”-tha Muhaxheri.

Kreu i Pejës Gazmend Muhaxheri më tej ka shtuar se realizimi dhe përmbushja e pritjeve qytetare nga Qeverisja e re nuk do të jetë e lehtë. Kjo ngase qytetarët kanë pritje të zgjidhjeve për shumë problematika.

“Qytetarët kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre. Pra, nuk do të jetë e lehtë për qeverinë ti reazliojë qëllimet.”-shtoi Muhaxheri.

Muhaxheri tutje ka folur edhe për pozicionin aktual të partisë Nisma socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Sipas Muhaxherit, Nisma nuk ka përse të ankohet tani, meqë krerët e saj i kanë pasur të ditura rregullat e lojës që nga fillimi, rregulla të cilat Muhaxheri rikujtoi se dikur e kishin larguar nga loja edhe partinë ‘Ora’.

“Nuk ka padrejtësi ndaj Nismës. Shprehem kështu sepse ato vota nga Serbia, dikur e kanë nxjerrë nga Parlamenti edhe partinë ‘Ora’. Pra, këto ankesa, në rregull që po ndodhin tani nga Nisma, mirëpo edhe ata e dijnë se me këto rregulla të lojës të gjithë kanë hyrë në garë dhe tani nuk bënë që pasi të mbyllet loja të ketë reagim. Në fillim ke hy në një garë që i ke pasur të qarta rregullat e lojës dhe nuk të bënë mirë që në fund të ankohesh, duke thënë se tash rezultati doli tjetër edhe është dashur ti ndryshojmë rregullat e lojës.”-deklaroi kreu i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri gjatë kësaj interviste ka shpalosur edhe arritjet, planet dhe projektet që po ndodhin në Komunën e Pejës. Shtrati i Lumbardhit, realzimi i Sheshit të qytetit dhe asfaltimi i rrugëve në qytet, fshatra dhe në zonat malore të Rugovës ishin projektet që Muhaxheri i shpalosi veç e veç.