×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur një 57-vjeçare në banesën e saj në Prizren

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 17:54

    Një grua e moshës 57-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në banesën e saj.


    Lajmin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prizrenit, teksa japin detaje lidhur me rastin.

    “Policia në Prizren rreth orës 13.30 ka marrë informacion se në rrugën “Hajdar Shala” në një banesë gjendet një trup i pajetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga hetimet e para nuk vërehet se viktima ka shenja dhune”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Prizrenit për Reporteri.net .

    Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

    Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!