×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një person i vdekur në Lipjan

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 10:00

    Një person është gjetur pa shenja jete dje në Lipjan.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e personit.

    Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!