×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Prokuroria dorëzon në Gjykatë Speciale aktakuzën e parë

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 17:27

    Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.


    “Në lidhje me këtë, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar”, thuhet në një njoftim të ZPS-së.

    Prokuroria e Specializuar e ka dorëzuar në Dhoma të Specializuara kërkesën që me u caktuar një gjyqtar i procedurës paraprake për ta shqyrtuar aktakuzën.

    Aktakuza llogaritet e ngritur vetëm pasi të konfirmohet nga gjyqtari i DhPS-së.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!