×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyshja Fatime: Në Kosovë na vranë e na mbytën, prandaj ikëm në Turqi

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 14:56

    Gjyshja Fatime e cila sot ka mbi 90 vjet rrëfen se si e lanë Kosovën të larë në gjak dhe kufoma nga masakrat e Ushtrisë Serbe që pushtoi Kosovën në nëntor të 1912.


    “I kam 90 vjet. Unë kam lind në Turqi, ashtu më ka thënë nëna, e cila ka lindur në Kosovë. Hala 20 vjet nuk i ka pas kur ka ardhur në Turqi”, shprehet plaka 90 vjeçare me origjinë nga Orllani i Podujevës.

    “Prej nga kemi ardhur ka pasur serb dhe atje na kanë përzënë, na kanë vra e mbytë, e prej zori kishin pas ik këtu në Turqi”, shprehet ajo.

    Gjyshja Fatime ka treguar se vetëm vëllau i saj ka qenë në Kosovë.

    Ajo thotë se i ka 4 djem dhe 3 qika.

    Për më shumë ndiqeni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!