×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditi vëllain me tërfurk, thotë se është i pafajshëm

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 18:54

    I akuzuari R.R është deklaruar i pafajshëm për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas.


    Pas deklarimit se e ka kuptuar aktakuzën dhe se e njëjta nuk ka nevojë të lexohet nga prokurori Dren Paca, i akuzuari tha se ndjehet i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësi Shefqet Baleci e njoftoi të njëjtin se deri në shqyrtimin e dytë ka të drejtë të bëjë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhjen e aktakuzës.

    Seanca e shqyrtimit të dytë u caktua të mbahet më 4 shtator 2019, në ora 09:20.Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28 maj 2019, ka ngritur aktakuzë kundër R.R, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafin 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktit akuzues, më 19 mars 2019, rreth orës 13:13 minuta, në fshatin Fushticë e Ulët, Komuna e Drenasit, më saktësisht në arën e të dëmtuarit I.R, si pasojë e kontestit të vazhdueshëm pronësor dhe pas një mosmarrëveshje momentale qe kishin pasur ditën kritike, me qëllim që të njëjtit ti shkaktoj lëndime, i pandehuri me dashje e ka sulmuar të dëmtuarin, përkatësisht vëllain e tij.

    Sipas aktakuzës, të dëmtuarin e ka goditur me një mjet të punës, me një tërfurk, fillimisht në pjesën e shpinës pastaj në pjesën e pasme të kokës, të cilit më pas i kishte humbur vetëdija, më ç`rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!