×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi: LDK bashkë me qytetarët fillon hartimin e programit qeverisës

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 12:59

    Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të vijoj me ciklin e takimeve rajonale, ku ndalesa e parë do të jetë qyteti i Lipjanit.

    Këtij tubimi do t’i prij i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakët e tij nga qyteti nikoqir, Prishtina, Ferizaj, Fushë Kosova dhe Obiliqi, ku bashkë me strukturat, aktivistët dhe qytetarët do të diskutojnë për Qeverisjen Lokale – Digjitalizimin, Planifikimin dhe Transformimin e qyteteve.

    Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka njoftuar se  pjesë e panelit të sotëm diskutues do të jetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me kryetarin e Lipjanit Imri Ahmeti, kryetarin e Obiliqit Xhafer Gashi , deputeten Vlora Dumoshi  dhe eksperten e planifikimit, Blerta Rizvanolli.

    “Tubimi i sotëm në Lipjan do të mbahet në vazhdën e aktiviteteve që LDK është duke i realizuar tash e një kohë në terren, me qëllim të përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në hartimin e programit qeverisës “Lidhja për të Ardhmen” ka thënë zëdhënësja politike, Sibel Halimi.

    Kujtojmë se para disa kohe LDK ka mbajtur edhe Konventën programore nga ku është hapur debati gjithëpërfshirës mbi vizionin dhe vlerat themelore të kësaj partie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!