×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e quan Albin Kurtin lider suprem: Ai i kontrollon të gjitha institucionet

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 21:20

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është asi i cili aktualisht i kontrollon të gjitha institucionet.


    “Është një diktaturë e pastër. Kryeministrin VV, Kryeparlamentarin VV, Presidenten VV, është kandidate e tij, zoti Zyba ka tregtu vota është i tyre. Zgjedhja e Osmanit Presidente ishte mision i Kurtit, Kurti i kontrollon të gjitha institucionet, zoti Kurti është lideri Suprem”, tha ai.

    Më tutje Haradinaj, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti i ka quajtur “tugjarë”.

    “Janë tugjarë politik, të dytë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

    Gjithashtu, Haradinaj është shprehur se ka shpresuar se do të kenë bashkëpunim me Kurtin por që ai i ka kaluar edhe pritjet e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!