×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Ditën e Çlirimit: Jemi të gatshëm për t’u pajtuar me Serbinë

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 13:10

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalim në ceremoninë e Ditës së Çlirimit, ku vlerësoi lartë kontributin e ish-presidentin Bill Clinton, të cilin e falenderoi.


    Ndër të tjera, Haradinaj tha se avionët e NATO-s i ndalën predhat e vdekjes, duke shtuar se populli i rilindur i Kosovës janë falenderues përjetësisht, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, Haradinaj foli edhe për situatën aktuale në bisedimet me Serbinë, duke thënë se Kosova është e gatshme të pajtohet me shtetin serb pasi, sipas tij, paqen e bëjnë të guximshmit. Ai i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vucic, që ta njohë Kosovën me kufijtë ekzistues.

    “Ju me avionët e jetës i ndalët predhat e vdekjes dhe spastrimit entik. Sot një popull i rilindur ju falënderon përjetësisht. Sot, Kosova është atdheu i të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtu me Serbinë. I bëjmë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e saj. Kosova është e gatshme për pajtim dhe si e tillë i bëjmë thirrje për pajtim Serbisë. Këtë e bëjmë edhe në falënderim të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërkaq, për pajtim dhe marrëveshje finale foli edhe Zëvendës-ndihmësi i sekretarit të Shtetit të Amerikës, Mattheë Palmer, i cili theksoi se nuk ka kohë më të mirë se kjo për ta arritur këtë marrëveshje.

    “Nuk ka kohë më të mirë dhe më të përshtatshme për të arritur këtë marrëveshje përfundimtare. Një gjë të tillë e bënë edhe Greqia e Maqedonia dhe tani duhet të kërkohet një qëndrueshmëri dhe duhet të bëhet sikurse 20 vite më parë për ta thyer këtë pengesë. Nëse Kosova nuk vazhdon përpara dhe nuk vazhdon në zhbllokimin do të prishet ai cikët drejt së ardhmes”, theksoi Palmer.

    Ndryshe, Clinton mbajti sot një fjalim mbresëlënës, duke potencuar se e do këtë vend dhe duke u lutur që Zoti ta bekojë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!