×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për aksionin e Policisë në Veri: Po arrestohen për kontrabandë, doganierë e policë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 8:43

    Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se aksioni i policisë në veri të Kosovës, i zhvilluar nga Policia e Kosovës, po bëhet për të arretuar individë të përfshirë në kontrabandë dhe vepra të tjera kriminale.


    Ai ka thënë se në këtë aksion po arrestohen edhe doganierë e policë, që duket janë përfshirë në kontrabandë, sidomos tash pas vendosjes së taksës për mallrat serbe.

    “Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale”.

    “Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

    Deri tani në veri raportohet të jenë arrestuar rreth 30 persona. Një polic raportohet të jetë plagosur, pasi ka pasur rezistencë nga ana e serbëve lokal. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!