×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kritikon Kurtin: E izoloi Kosovën, qeveria ime e rikthej partneritetin me SHBA-të

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 9:50

    Kryeministri Avdullah Hoti pak minuta para se të fillon interpelanca ndaj tij e kërkuar nga opozita, ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti për izolim të vendit sa drejtoi qeverinë.


    “E kemi marrë qeverisjen në një gjendje tepër të vështirë, si shkak i pandemisë dhe politikave jo adekuate e pandemisë dhe izolimit ndërkombëtar që u shkaktua nga një formë e qeverisjes në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti dhe problemet tjera që lidhen me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë. Na është dashur punë shumë e madhe ta heqim izolimin për Kosovën dhe ta kthejmë partneritetin me vendet kyçe”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej foli për menaxhimin e pandemisë ku tha se qeveria e tij ka menaxhuar mirë me pandeminë dhe sipas tij tani Kosova merret si shembull.

    Hoti më tej tha se qeveria e tij ka ndaluar edhe prokurimet një burimore që janë bërë në kundërshtim me ligjin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!