×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti në Kuvend: Propozimet e PDK-së kanë pasuruar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 12:25

    Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës, në të cilën pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të krijojë një momentum të ri, shkruan Reporteri.

    Ai u ka bërë thirrje deputetëve që në unitet të plotë të votojnë për kalimin e këtij Projektligji, në mënyrë që para Vitit të Ri i pjesa më e madhe e këtyre fondeve të futen në buxhetin e familjeve.

    Hoti, ndër të tjera ka thënë se Pakoja e tyre e Rimëkëmbjes Ekonomike është ndër më të mëdhatë në rajon.

    “Ndihem mirë që erdhëm në këtë pikë ku u bëmë bashkë për një ligj esencial. Pakoja jonë e rimëkëmbjes ekonomike prej 365 milionë euro është shpërnda në masën më të madhe.

    Pakoja jonë e rimëkëmbjes ekonomike është ndër më të mëdhatë në rajon si përqindje e buto produktit vendor.

    Ligji i sotëm krijon një momentum të ri. Do të ju lus që sot ta kalojmë këtë projektligj me unitet të plotë në mënyrë që para Vitit të Ri pjesa më e madhe e këtyre fondeve të futen në buxhetin e familjeve”, u shpreh Hoti.

    Tutje, kryeministri ka falënderuar publikisht deputetët e PDK-së duke thënë se katër amandamentet e propozuara nga ta do ta pasurojnë edhe më shumë këtë pako.

    “Dua t’i falënderoj publikisht deputetët e PDK-së. Besoj se këto katër amendamente e kanë pasuruar pakon. Do të jetë kosto më e madhe për buxhetin, por është momenti i vetëm kur shteti duhet t’u dalë në ndihmë bizneseve”, ka thënë ai.

    Ky Projektligj ka shkuar për lexim të dytë në Kuvend, pasi që Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të japë votat e saj për kalimin e këtij projektligji.

    Dy ditë më parë, Komisioni për Buxhet ka miratuar katër amandamente të propozuara nga PDK-ja për përfshirje në Projektligjin për rimëkëmbje.

    Kjo ka bërë që PDK-ja të ndryshojë qëndrim, pasi deri më tash nuk e ka përkrahur atë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!