×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti takon ambasadorët e QUINT-it, thotë se është i vendosur ta luftojë krimin dhe korrupsionin

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 18:39

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


    Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it.

    Kujtojmë se kryeministri Hoti ditë më parë ndërsa foli për aksionin e Karaçevës tha se “nuk keni parë gjë akoma”, ku paralajmëroi aksione të tjera në luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

    Por po ditën që bëri këtë paralajmërim, shpërtheu skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ku një zyrtar i Ministrisë së Financave u arrestua, kurse dy të tjerë u arratisën.

    Sot njëri prej tyre, Kadri Shala, u vetdorëzua në Polici dhe ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!