×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti vetë i 10-i e pret Grenellin në Prishtinë, këta janë emrat

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 18:33

    Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij e presin sot në Qeveri emisarin special amerikan, Richard Grenellin.


    Në ekipin e Hotit, përveç të zakonshmëve, është edhe zëvendëskryeministri serb, Goran Rakiq.

    Gazeta Express mëson se në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

    Ndryshe, Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presentit Donald Trump, Serbia dhe Kosova nënshkruan dy marrëveshje.

    Grenell arrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!