×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Hovenier i shkon në zyrë presidentes Osmani pas arrestimit të policëve të Kosovës nga autoritetet serbe

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 12:00

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka shkuar këtë të enjte në zyrë presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

    Ky takim i tyre, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se po zhvillohet pas asaj që ndodhi dje me qindra udhëtarë të Kosovës të cilët u ndaluan nga autoritetet serbe në pikat kufitare.

    Poashtu, ambasadori Hovenier dhe presidentja Osmani do të flasin edhe për policët e Kosovës të ndaluar nga Serbia.

    Pas takimit, Hovenier dhe Osmani do t’i adresohen mediave./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!