×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj i lumtur me kandidimin e Menduh Abazit

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 14:10

    Kandidati për kryeministër, njëherit ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar të dielën aderimin më të ri në parti, ish-gazetarin, Menduh Abazi.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj u shpreh i lumtur që në mesin e kandidatëve për deputetë të PDK-së është edhe Abazi, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, të shtunën PDK publikoi listën e plotë listën e plotë, prijës i së cilës është kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, i cili pasohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

    Në dhjetëshen e parë të kandidatëve bëjnë pjesë edhe Eliza Hoxha me numër 3 e pasuar nga Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Ableard Tahiri.

    Ndërsa Menduh Abazi do të garojë me numrin 38.

    Postimi i plotë i Hoxhajt:

    I lumtur që në mesin e ekipit fitues të Rimëkëmbjes u bashkua me ne edhe Menduh Abazi, ish gazetar shumëvjeçar dhe profesionist. Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes! #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!