×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuari me Coronavirus në Qendrën e Studentëve kishte ndarë dhomën me një person tjetër

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 15:37

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot ka liruar 33 persona nga Qendra Studentore, derisa 91 persona të tjerë sot do të testohen për Covid-19.


    Në njoftim po ashtu theksohet se nga analizat që u janë bërë 35 personave që po qëndronin në karantinë në Qendrën e Studentëve, njëri prej tyre ka rezultuar pozitive me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Ministrisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se i infektuari kishte qëndruar në dhomë edhe me një person tjetër gjatë karantimit, i cili për fat të mirë ka dalë negativ me koronavirus, por megjithatë është dërguar në QKUK për shkak të disa problemeve të tjera shëndetësore.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 91 persona të tjerë, të cilët në Qendrën Studentore janë karantinuar me datën 20 mars 2020.

    Kujtojmë se numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 136, ndërsa 16 persona janë shëruar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!