×
  • Lajme
  • Lajme

    “I ngujuar” në zyrë, kryetari i Leposaviqit i komenton në Facebook miss-it: Respekt për bukuroshen

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 18:07

    Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, Lulzim Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit.

    Mirëpo, si pasojë e protestave nga serbët, i njëjti pasi hyri në objektin e komunës, dyshohet se nuk ka dalur më që nga e hëna.

    Duke e gjetur vetën “të ngujuar” në komunë, Hetemi është kthyer kah Facebook-u me komente ndaj miss-ave.

    I njëjti është parë tek ka komentuar te fotografia e një mediumi që shpërfaq një vajzë nga Kosova, e cila ka fituar kurorën e miss-it në Egjipt.

    “Rrespekt për bukuroshen” ishte komenti që la Hetemi nën fotografi, të cilit ia bashkangjiti edhe një foto të flamurit të Kosovës në shtizë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!