×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-gazetari Mefail Bajqinovci zbulon se sa vota mori në zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 10:37

    Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka bërë publik votat që ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Ai në një intervistë ka theksuar se deri më tani ka marrë mbi 14 mijë e 300 vota.Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7, Bajqinovci ka thënë se paragjykimet që janë për këtë parti janë të gabuara.

    Unë jam futur në VV që diku një muaj. Jam futur pak para fushatës dhe pyetjet e të tjerëve se çfarë është gjendja brenda kanë qenë të shumta. Mund të them se në Vetëvendosje ka demokraci të madhe”, tha ai.

    “Aty lejohet mendimi ndryshe pasi ekziston një frymë demokratike brenda kësaj partie”Tutje Bajqinovci thotë se iu bashkua këtij subjekti pasi që është i vetmi që ofronte shpresë për vendin pas shumë viteve të qeverisjes së dobët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!