×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-konsullja e Kosovës në SHBA emërohet këshilltare e Përparim Ramës

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 20:15

    Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka prezantuar sot disa prej drejtorëve dhe këshilltarëve të rinj komunalë.

    Në mesin e të emëruarve është edhe ish-ambasadorja e Konsullatës së Përgjithshme në New York, Teuta Sahatqija, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sahatqija do ta ketë pozitën e Këshilltares për Transformim Digjital dhe Smart City.

    Ndryshe, kreu i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur ekipin prej 20 personash, duke shtuar se gjatë javës tjetër ekipi do të shtohet edhe më shumë. /Reporteri.net/

    Ky është ekipi i prezantuar nga Përparim Rama:

    z. Alban Zogaj – Nënkryetar

    z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

    z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

    znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

    z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

    znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

    z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

    znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

    z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

    znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

    z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

    znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

    z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

    znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

    znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

    znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

    dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

    z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

    znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

    znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!