×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i LDK-së i pakënaqur me ‘orën policore’

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 10:19

    Ka arritur në 3 mijë e 508 numri i të infektuarve me virusin COVID-19 anembanë Kosovës.


    Vetëm mbrëmë janë konfirmuar 152 raste të reja, numri më i madh i tyre nga komuna e Prishtinës.

    Pas numrit të madh të infektimeve si dhe humbjes së jetëve, dje Qeveria e Kosovës ndërmori masa të reja duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve.

    Pas kësaj ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani.

    Ai tha se më mirë i respekton masatë e vendosura, se sa kufizimet (apo orën policore).

    “Unë më mirë dhe më lehtë i respektoj masat ( maska, distanca dhe higjiena) se sa kufizimet ( orën policore), e Ti?”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!