×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari UÇK-së Xhafer Gashi: Sali Çekaj ka qenë një strateg dhe liridashës

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 23:54

    Ish-ushtari i UÇK-së, Xhafer Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Sali Cekaj ka qenë një ushtarak shumë i aftë dhe me përvojë, teksa tha se me të është takuar fillimisht në Tiranë.


    “Fillimisht me të jam takuar në Tiranë dhe më pastaj dhe përfundimisht në Banesh. Ku ka përfunduar me rënien heroike të Sali Cekaj në Betejën e Koshares. Kemi qenë gjatë gjithë kohës dhe gjatë periudhës së parapërgatitjes për thyerjen e kufirit. Ishte organizuar. Kam pasur rastin të qëndrojë tërë kohën me Sali Cekaj gjatë kohës së thyerjes së kufirit. Ka qenë një njeri modest. I afërt me të gjithë dhe strateg. Liridashës ka qenë dhe lufta në Betejën e Koshares ishte heroike nga ai deri në rënie”, ka thënë ai.

    Gashi tha se sulmi në Koshare ka qenë i organizuar mirë dhe se serbët kishin përjetuar ferrin.

    “Mendoj se të gjithë të rënëve u takon lavdia për lirinë që e gëzojmë. Kurse sa u përket deklaratave të ndryshme unë mendoj se kjo është për shkak të prizmeve prej ku e kanë shikuar ngjarjet që kanë ndodhur. Disa edhe politikisht. Lufta ka qenë e drejtuar nga eprorë të njohur dhe të aftë me përvojë edhe në luftëra tjera. Ajo cka ka ndodhur atje është më mirë të pyetet kundërshtari. Jo rastësisht e kanë quajtur “Ferri i Koshares”. Ka qenë ferr për ta. Kemi pasur koordinimi dhe vëzhgime të lëvizjeve të armikut. Lazarevic ka thënë se kanë sulmuar mbi 5 mijë njerëz. Edhe ashtu është dukur. Kur është sulmuar një njëri dhe ka thirrur tjerët, derisa kanë qenë të përgatitur njësia tjetër vetëm ka filluar sulmi dhe i kishim mposhtur”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!