×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili për Zemajn: S’ka term më të rëndë se hajn, se e kisha quajtur edhe më rëndë

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 21:26

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka quajtur hajn ministrin aktual, Armend Zemaj, pasi ky i fundit mori një vendim për shfuqizimin e vendimit administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, e pastaj e anuloi atë vendim.


    “S’ka term më të rëndë se hajn, se e kisha quajtur edhe më rëndë se hajn”, ka deklaruar Ismaili, nga Partia Demokratike e Kosovës.

    “Kushdo që në formë të vetëdijshme apo pavetëdije, kthen një ambient të tillë (kriminal), është një rrezik për gjithë ne”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

    ‘’Vendimi i Zemajt, shokues. I çuditshëm, por edhe i rrezikshëm. Ka pasur mundësi të kriminalizohet mënyra e blerjes së barnave”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!