×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Beqiri qet sërish vija të kuqe për PDK-në

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 22:13

    Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, sërish i është kthyer retorikës së para pesë vitesh kur thoshte me ngulm se asessi partia e tij nuk bën koalicion me PDK-në, që atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi, por që më pas ndodhi e kundërta dhe u arrit koalicioni qeverisës mes këtyre dy partive.


    Të njëjtën gjë po e përsërit Beqiri edhe tash kur zgjedhjet po kërkohen si zgjidhje pas dorëheqjes së Ramush Haraidnajt nga pozita e kryeministrit.

    Beqiri i ka dhënë vijë të kuqe sërish PDK-së, ndërsa ia ka çelur derën për koalicione partive tjera.

    “Për koalicion paszgjedhor nuk i përjashtoj as AAK, NISMA e PSD. Është bindja ime sot, edhe nesër dhe e shumicës së anëtarësisë së LDK-së, kundër një koalicioni me PDK-Në. Me diçka që kemi përvojë të keqe s’ke çka bisedon”, ka thënë Beqiri, në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se pas lidhjes së koalicionit mes PDK-së e LDK-së më 2014, Beqiri ishte zyrtari i LDK-së që u “tall” më së shumti nga simpatizantët e këtij subjekti por jo vetëm pas huqjes së madhe se nuk do të ndodh në asnjë mënyrë një koalicion mes dy partive në fjalë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!