×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jap dorëheqje në këtë moment”, Haxhiu përplaset me deputetët e opozitës në Kuvend

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 11:48

    Opozita e ka quajtur mashtrim ngritjen e Kosovës në listën botërore në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022, bazuar në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit, është përplasur me deputetët e opozitës duke thënë se ajo është e gatshme që të japë dorëheqje nga pozita e saj, në rast se raporti konstaton se ka pasur ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Për herë të parë në raportin për vendin nuk përmenden ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë. Gjejeni vetëm një vend dhe unë jap dorëheqje.

    Sepse nuk ka më ministra e deputetë që e thërrasin gjyqtarin për ta mbyllur një rast. Në vend që të na pengoni në reformat që kemi nisur, unë ju ftoj që të na bashkoheni në këto reforma. Edhe në kohën kur është publikuar raporti i Transparency International ne nuk kemi thënë se në Kosovë nuk ka zyrtarë të korruptuar, por ne jemi shembulli më i mirë i një Qeverie që nuk e ka asnjë skandal korruptiv.

    Ne vet i kemi raportuar, unë vet shumë zyrtarë i kam dërguar në polici dhe prokurori”, tha Haxhiu.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar duke thënë se ky raport është edhe rezultat i një opozite konstruktive në Kuvend, e Hahxiu është përgjigjur duke thënë se “Kosova nuk ka pasur asnjëherë opozitë më të fuqishme se Vetëvendosja e as Qeveri më të mirë”.

    “Organizatat vendore dhe ndërkombëtarë nuk bëjnë raporte me të nime. Bëjnë një analizë vlerësim dhe pastaj i bëjnë raportet. E them me bindje të plotë se ky Kuvend nuk ka pasur asnjëherë opozitë më të fuqishme se Vetëvendosje dhe Qeveri më të mirë se e jona”, u shpreh Haxhiu. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!