×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Qeveria vendos për tatim në pronë e jo komunat, veprimi i tyre i fundit është i padrejtë

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 21:33
    Drejtori i Gazetës Reporteri, Bekim Kabashi

    Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, konsideron se Qeveria e Kosovës me çdo kusht po mundohet t’ia hedh fajin komunave për rritjen e vlerës së tatimit në pronë.

    Kabashi tha se anipse komunat ka mundësi të japin komente lidhur me vlerën e tatimit, vendimi final i takon Ministrisë së Financave, e jo komunave.

    “Problemi aktual është te Qeveria se po mundohen me çdo kusht me e bartë fajësinë te dikush tjetër, dhe për ma keq te dikush që nuk është fajtor. Është e vërtetë që komunat kanë mujt të bëjnë komente, po puna ekskluzive i ngarkohet Ministrisë së Financave. Ajo e ka përgjegjësinë kryesore me e caktu vlerën e pronave. Mundet komunat me bo komente, sic kanë bo disa komuna, por Ministria prapë e ka të drejtën ekskluzive mos me i marrë parasysh komentet e komunave nëse e vlerëson që ato nuk janë të drejta, siç nuk i kanë marrë”, tha ai në ATV.

    Tutje, Kabashi tha se ky veprim i fundit i Qeverisë ishte i padrejtë e tendencioz.

    “Qeveria në rastin më të mirë, në këtë rast sot, nuk është dashtë me dal me ia hudh përgjegjësinë komunave sepse është e padrejtë, është tendencioze”.

    Ky reagim i Kabashit erdhi pas deklaratës së sotme të Ministrisë së Financave për rritjen e vlerës së tatimit në pronë. Kjo e fundit tha se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

    “MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Tutje në reagimin e bërë nga kjo ministri thuhet se “Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!